Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bremer, prioritet i Interit për qershor

Gleison Bremer është prioritet i Interit për afatin kalimtar të verës së këtij viti, raportoi gazetari italian Fabrizio Romano.

Interi, siç raporton italiani, e ka Bremerin në krye të listës për blerje në qershor.

Braziliani ka treguar paraqitje të mira deri tash për Torinon. Qendërmbrojtësi 25-vjeçar me Torinon ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.

Këtë edicion ka shënuar tre gola dhe ka kontribuar me një asistim në 27 paraqitje.

Artikuj të ngjashëm