Gleison Bremer karrierën pritet ta vazhdojë te Paris Saint-Germaini.
Sipas “RMC Sport” klubi francez ka arritur marrëveshje me ekipin e Torinos për transferimin e mbrojtësit brazilian.
Detajet e marrëveshjes nuk janë bërë të ditura, por klubi italian është pajtuar ta shesë mbrojtësin këtë verë.
Francezët kanë fituar garën me Interin dhe Juventusin, që gjithashtu ishin në garë për shërbimet e Bremerit.
Parisienët thuhet se kanë arritur marrëveshje personale edhe me lojtarin.
Bremer këtë edicion ka qenë titullar i padiskutueshëm në formacion bazë të Torinos.
Pas paraqitjeve fantastike ka tërhequr vëmendjen e skuadrave të njohura evropiane.
Artikuj të ngjashëm