Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami interesohet për Tomorin

Skuadra e Tottenhamit ka shprehur interesim për mbrojtësin e Milanit, Fikayo Tomorin raporton “Calciomercatoweb” të mërkurën.

Mësohet se ekipi anglez po synon transferimin e Tomorit në verë dhe ka gati ofertën për ta bindur ekipin italian në lirimin e tij.

Krahas parave, Tottenhami do ta përfshijë edhe kartonin e brazilianit Royal Emerson për shërbimet e Tomorit. 25-vjeçari ka kontratë me Milanin deri në vitin 2027, ndërsa është pjesë e ekipit italian prej janarit të vitit 2021 kur iu bashkua nga Chelsea. Tomori këtë sezon në 26 paraqitje në të gjitha garat për Milanin, ka shënuar edhe një gol.