Mbrojtësi Fikayo Tomori ka arritur marrëveshje me Milanin për kontratën e re. “Calciomercato” ka njoftuar të mërkurën se marrëveshja mes Tomorit dhe Milanit, do të bëhet zyrtare këtë javë.
Me kontratën e re, Tomori do të jetë pjesë e Milanit deri në verën e vitit 2027. Kontrata e mëparshme, anglezit i skadonte në vitin 2025.
Mirëpo, paraqitjet e tij të mira, kanë detyruar krerët e Milanit që ta mbajnë më gjatë në “San Siro”.
24-vjeçari iu bashkua Milanit vitin e shkuar nga skuadra e Chelseat prej 28.5 milionë euro. Sezonin e shkuar, ai e fitoi titullin e kampionit me Milanin.
Artikuj të ngjashëm