Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tomori do ta vazhdojë kontratën me Milanin

Fikayo Tomori dhe Milani kanë gjetur marrëveshjen për vazhdimin e kontratës.

“Calciomercato” ka bërë të ditur se lojtari është pajtuar me kushtet e ofruara nga “Rossonerët” dhe do të mbetet pjesë e Milanit.

Me kontratën e re mbrojtësi anglez do të mbetet te “kuqezinjtë” deri në vitin 2028.

Tomori edicionin që lamë pas arriti ta ndihmojë Milanin ta fitojë titullin kampion në Serie A.