Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tomori do ta vazhdojë kontratën me Milanin

Fikayo Tomori është në bisedime me Milanin për ta vazhduar kontratën.

Forma e mirë e mbrojtësit anglez ka bërë që drejtuesit e klubit italian ta shpërblejnë me kontratë të re.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se palët janë pranë akordit për të vazhduar kontratën. Edhe qendërmbrojtësit është shprehur i gatshëm të mbetet te Milani.

24-vjeçari ishte titullar i padiskutueshëm te “Rossonerët”.

Tomori ka kontratë me Milanin deri në vitin 2025.