Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tomori i gatshëm ta vazhdojë kontratën me Milanin

Fikayo Tomori nuk e ka ndërmend të largohet nga kampioni i Series A, Milani.

Mbrojtësi anglez ka bërë të ditur se është i lumtur te “Rossonerët” dhe dëshiron të vazhdojë kontratën me ekipin italian.

“Dua të rinovoj. Po, më pëlqen gjithçka në Milano, madje edhe qyteti, dhe tani do të jemi të fokusuar edhe në ndeshjet e Ligës së Kampionëve. Jam i fokusuar të jap më të mirën në sezonin e ri”, deklaroi Tomori.

24-vjeçari ka kontratë me Milanin deri në vitin 2025.