Paris Saint-Germaini po interesohet për qendëmrbojtësin e skuadrës së Milanit, anglezin Fikayo Tomori ka raportuar “Gazzetta dello Sport” të enjten.
Bëhet e ditur se Tomori po shihet si përforcim i duhur tek ekipi nga Franca, i cili thuhet se po përgatit ofertën për ta bindur Milanin në lirimin e tij gjatë kësaj vere. 25-vjeçari ka kontratë me Milanin deri në vitin 2027, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 45 milionë euro.
Tomori është pjesë e Milanit prej janarit të vitit 2021 kur iu bashkua nga Chelsea dhe edicionin e shkuar fitoi titullin e kampionit të Italisë.
Këtë edicion, ai ka 38 ndeshje për MIlanin, ku e ka shënuar edhe 1 gol.