Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klubet angleze pas Tomorit

Skuadrat nga Premier League, Manchester Unitedi dhe Tottenhami kanë shprehur interesim për shërbimet e qendërmbrojtësit Fikayo Tomori, ka raportuar “Daily Mail” të enjten. Mësohet se si Unitedi ashtu edhe Tottenhami janë gati të ofrojnë mbi 30 milionë euro për transferimin e tij këtë verë.

27-vjeçari është titullar i padiskutueshëm te Milani, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2027.

Ai është pjesë e Milanit prej janarit të vitit 2021 kur iu bashkua nga Chelsea, ndërsa këtë sezon ka 36 paraqitje në të gjitha garat dhe 1 gol të shënuar.