Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tomori refuzon Manchester Unitedin

Manchester Unitedi ka shprehur interesim për mbrojtësin e Milanit, Fikayo Tomori.

“Djajtë e Kuq” kanë tentuar rikthimin e Tomorit në Premier League gjatë këtij afati kalimtar.

Sipas “Corriere dello Sport”, Tomori u ka bërë me dije drejtuesve të Unitedit se dëshiron të mbetet te Milani.

Mbrojtësi anglez ka refuzuar mundësinë të transferohet te Manchester Unitedi.

24-vjeçari ka kontratë me “Rossonerët” deri në vitin 2025. Më herët ishte te Chelsea dhe disa skuadra të tjera angleze.

Artikuj të ngjashëm