Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami dhe Unitedi në garë për Tomorin

Tottenhami dhe Manchester Unitedi janë në garë për transferimin e mbrojtësit të Milanit, Fikayo Tomori.

Kështu ka raportuar të dielën “Daily Mail”. Por, drejtuesit e Milanit nuk janë të gatshëm ta shesin mbrojtësin 25-vjeçar.

Mbrojtës i Anglisë së fundi ka rinovurar kontratën deri në vitin 2027 me klubin kuqezi të Italisë. Vlera e tij në tregun e transferimeve është rreth 45 milionë euro.

Para se t’i bashkohej Milanit, Tomori karrierë ka bërë në Angli te skuadra e Chelseat, Derbyt dhe Brightonit. Tomori ka shënuar një gol për Milanin në 26 ndeshje në Serie A. I rregullt në formacion ka qenë edhe në ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe Kupë të Italisë.

Artikuj të ngjashëm