Te Tottenhami kanë marrë vendim për mbrojtësin Cristian Romero.
“The Sun” bën të ditur se klubi londinez ka vendosur ta bëjë të përhershëm transferimin e tij nga Atalanta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTottenhami e huazoi verën e shkuar Romeron për dy vjet, por vetëm pas një viti do ta blejë kartonin e tij.
Është trajneri Antonio Conte që ka kërkuar një veprim të tillë pas paraqitjeve të mira të argjentinasit.
Për kartonin e Romeros, Tottenhami do t’i paguajë Atalantas 48 milionë euro. Ai ka kontratë me ekipin italian deri në vitin 2026.