Skuadra e Tottenhamit nuk ka marrë aspak lajm të mirë në prag të ndeshjes me Brightonin, që e luan të enjten mbrëma në kuadër të Premier Leagues.
Tottenhami, të mërkurën ka konfirmuar mungesën e mbrojtësit Cristian Romero për shkak të lëndimit që e pësoi në duelin kundër Evertonit, të zhvilluar vikendin e shkuar.
Shkaku i lëndimit, Tottenhami do të jetë të paktën dy muaj pa mbrojtësin e Argjentinës, i cili është ndër më të dalluarit në pozitën e tij në kampionatin anglez.
25-vjeçari këtë edicion ka regjistruar 15 paraqitje në Premier League, ku ka shënuar edhe tre gola.
Romero ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2027, ndërsa iu bashkua nga Atalanta para dy vjetësh për 50 milionë euro.
Artikuj të ngjashëm