Kapiteni i Tottenhamit, Cristian Romero, mbetet optimist se do të jetë gati për ndeshjen e fundit të fazës së grupeve kundër Jordanisë.
Romero u zëvendësua në minutën e 57-të për shkak të problemeve me gjurin e këmbës së djathtë, në fitoren 2:0 të Argjentinës ndaj Austrisë të hënën mbrëma.
Argjentina e siguroi kalimin në fazën nokaut pas fitores ndaj Austrisë.
“Nuk është asgjë serioze. Do të kthehem më i fortë se më parë”, ka thënë Romero.
Romero është lojtar kyç në ekipin e Argjentinës.
Edhe
Atletico kompleton transferimin e Romeros
Ai dha kontribut të madh në triumfin e Argjentinës në Kupën e Botës “Katari 2022”.
“Shpresoj të mos jetë asgjë serioze”, tha përzgjedhësi i Argjentinës, Lionel Scaloni.