Tottenhami e ka transferuar përfundimisht mbrojtësin Cristian Romero nga Atalanta.
Ekipi anglez të martën ka njoftuar se ka shfrytëzuar opsionin e blerjes së Romeros, të cilin e kishte huazuar vitin e shkuar.
Për kartonin e 24-vjeçarit, Tottenhami i ka paguar Atalantas 50 milionë euro.
Me t’u konfirmuar si transferim i përhershëm te Tottenhami, Romero me ekipin londinez ka firmosur kontratë deri në vitin 2027.
Romero sezonin e shkuar ishte ndër më të dalluarit te Tottenhami, ndërsa këtë edicion ka dy paraqitje në Premier League.
Artikuj të ngjashëm