Sport

Skuadrat e Superligës e urojnë Ballkanin

Shumica e skuadrave të Superligës së Kosovës në futboll e kanë uruar skuadrën e Ballkanit për suksesin e arritur të enjten mbrëma.

Suharekasit shënuan sukses historik duke u kualifikuar në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, garës së tretë të UEFA-s për nga rëndësia.

“FC Ballkani e shkroi historinë e skuadrave të futbollit kosovar duke arritur që për herë të parë të inkuadrohet në fazën e grupeve të një gare evropiane, Ligën e Konferencës. FC Prishtina e uron klubin nga Suhareka për këtë arritje, duke i uruar suksese të mëtutjeshme. Gjithashtu, urojmë edhe skuadrën shqiptare FC Shkupi për paraqitjen dinjitoze, duke shpresuar që të gjitha skuadrat shqiptare të kenë sa më shumë suksese në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Prishtina.

Lexo edhe: Ballkani të premten mëson kundërshtarët e grupit

Lexo edhe: Të paktën 2,8 milionë euro për Ballkanin

Disa klube nuk kanë shkruar për Ballkanin në profilet e tyre në rrjetet sociale.