Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të mërkurën në takim skuadrën e Ballkanit. Presidentja Osmani është uruar për të arriturat e skuadrës suharekase në skenën ndërkombëtare, ka shkruar Ballkani në “Facebook”.
Ballkani u bë skuadra e parë nga Kosova që mbërriti deri në fazën e grupeve të një gare evropiane. Suharekasit u kualifikuan në fazën grupore të Ligës së Konferencës. Suksesi tjetër historik ishte fitorja e parë e një skuadre nga Kosova në fazën grupore të ndonjë ngjarje që organizohet nga UEFA. Ballkani të enjten e kaluar mposhti në udhëtim skuadrën turke, Sivasspor.
Ndaj Sivassporit do të luajë edhe të enjten. “Sot me ftesën e të parës së vendit ishim në presidencë. Vjosa Osmani na uroi për arritjen e klubit si dhe na dëshiroi suksese në ndeshjen e nesërme dhe rrugëtimin tutje në Evropë”, ka shkruar Ballkani në “Facebook”
-
Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!
-
Skuadrat e Superligës e urojnë Ballkanin
-
Osmani pret nga Austria dhe Sllovenia ta përkrahin Kosovën si shtet kandidat në BE
-
Osmani takon Kallasin në Tiranë: Kosova është gati për hapin e radhës drejt BE-së
-
Presidentja Osmani paralajmëron se shpejt do t’i ftojë partitë politike në një takim gjithëpërfshirës