Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Silva, i vendosur të largohet nga City

Bernardo Silva është i vendosur të largohet nga kampioni i Anglisë, Manchester City. “Mundo Deportivo” ka raportuar të enjten se Silva tashmë ka njoftuar Cityn për vendimin e tij.

Ai ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që ta nxjerrin në shitje këtë verë, pasi po dëshiron ta vazhdojë karrierën diku tjetër.

Në fakt, Barcelona ka kohë që ka shprehur interesim për Silvan, i cili është i interesuar të luajë në Spanjë.

27-vjeçari është pjesë e Cityt prej vitit 2017 dhe ka kontratë deri në vitin 2025. Në sezonin e fundit, Silva pati 13 gola e 7 asistime në 50 ndeshje në të gjitha garat.