Bernardo Silva pritet të largohet nga skuadra e Manchester Cityt gjatë kësaj vere. Kampioni i Anglisë ka vendosur ta nxjerrë në shitje portugezin, i cili ka kërkuar largimin nga klubi për ta vazhduar karrierën diku tjetër.
City po kërkon të paktën 70 milionë euro për kartonin e Silvas, i cili ka kontratë deri në vitin 2025, ka njoftuar “Sky Sports” të premten.
28-vjeçari është pjesë e Cityt prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Monaco dhe me fanellën e ekipit anglez nuk i kanë munguar sukseset, ku ndër të tjera ka fituar pesë tituj kampioni dhe trofeun e Ligës së Kampionëve.
Edicionin e fundit, Silva ka shënuar 7 gola dhe ka bërë 8 asistime në 55 ndeshje të luajtura për Cityn në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm