Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Silva nuk do të largohet nga Manchester City

Bernardo Silva nuk dëshiron të largohet nga Manchester City deri në verën e vitit të ardhshëm.

Edhe në skuadrën angleze janë të kënaqur me formën që ka treguar Silva gjatë vitit 2023.

Silva ka kontratë deri në vitin 2026 dhe klauzola e lirimit është 60 milionë euro, 20 milionë nën vlerën e tij të tregut sipas ‘Transfermarkt”. Portugezi ka qenë në shënjestër të disa klubeve në Arabi Saudite gjatë verës. Por Silva preferon të qëndrojë deri në fund të edicionit aktual.

Silva pjesë e Cityt është prej vitit 2017. Ai më herët ka luajtur për Monacon dhe Benfican.

Në edicionin aktual, 29-vjeçari për Cityn ka shënuar katër gola dhe ka kontribuar me tri asistime në 14 ndeshje në Premier League. Silva luan në pozitën e mesfushorit qendror.