Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Silva rinovon me Cityn

Bernardo Silva

Barcelona duket se do të presë edhe më gjatë për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit ofensiv, Bernardo Silva. “The Sun” raporton të hënën se portugezi sipas të gjitha gjasave do ta rinovojë kontratën me Manchester Cityn.

Silva po vlerësohet si tejet i rëndësishëm për trajnerin Pep Guardiola, i cili mësohet se ka bindur futbollistin për ta rinovuar kontratën. Me rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2025 dhe pritet të bëhet zyrtare javën e ardhshme, Silva do të mbetet pjesë e Cityt deri në vitin 2027.

City këtë verë ka refuzuar të gjitha ofertat e Barcelonës, ekip që dështoi në transferimin e Silvas edhe verën e shkuar. 28-vjeçari është pjesë e Cityt prej vitit 2018 kur iu bashkua nga Monaco dhe me ekipin anglez nuk i kanë munguar sukseset, ku ka fituar ndër të tjera pesë tituj kampioni të Anglisë dhe një trofe të Ligës së Kampionëve.