Manchester City po mundohet ta bindë Bernardo Silvan të mos largohet në fund të këtij edicioni. “The Sun” ka bërë të ditur të hënën se City i ka ofruar kontratë të re portugezit, i cili vlerësohet si lojtar shumë i rëndësishëm për trajnerin Pep Guardiola.
Thuhet se negociatat mes palëve kanë nisur dhe te City po shpresojnë që Bernardo ta pranojë rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2025 pas Kampionatit Botëror.
Me rinovimin e kontratës, portugezi do të mbetej pjesë e Cityt deri në vitin 2027 dhe do të kishte ndër më të paguarit në ekip.
Ai ishte pranë largimit nga City para fillimit të këtij sezoni, por ekipi anglez refuzoi ofertën e Barcelonës. Interesim për Silvan, ka shfaqur edhe PSG-ja.