Barcelona nuk ka hequr dorë nga transferimi i mesfushorit Bernardo Silva, ka njoftuar “Daily Mirror” të hënën.
Bëhet e ditur se Barcelona po shpreson ta transferojë Silvan në fund të këtij edicioni, duke pasur parasysh se edhe portugezi po dëshiron ta vazhdojë karrierën në La Liga.
Në fakt, Silva ishte pranë kalimit te Barça gjatë verës, por Manchester City refuzoi të gjitha ofertat për 28-vjeçarin që vlerësohet si lojtar i rëndësishëm për ekipin e Pep Guardiolas.
Silva ka kontratë me Cityn deri në vitin 2025, ndërsa këtë edicion në tetë paraqitje ka shënuar dy gola e ka bërë po aq asistime.
Artikuj të ngjashëm