Heidi Klum i është nënshtruar një transformimi rrëqethës, me shumë gjak artificial, për t’u shndërruar në një dorë gjigante dhe të përgjakur, të shkëputur nga trupi, në 25-vjetorin e festës së saj ikonike të Halloweenit, të shtunën.
Klum ishte pothuajse e panjohshme, pasi dukeshin vetëm sytë dhe goja e saj. Gjaku i rridhte nga goja, ndërsa ajo nxirrte gjuhën jashtë.
Pjesa e sipërme e dorës përfundonte me një pamje të përgjakur, me ligamente dhe tendina të varura.
Ideja për t'u shndërruar në një dorë gjigante i kishte lindur vitin e kaluar. Konkretisht, ajo kishte zgjedhur dorën e saj të majtë, me thonj të gjatë të kuq, një unazë në gishtin e madh, si dhe unazën e fejesës dhe atë të martesës.
"Po shikoja dorën time dhe mendova: Hej, besoj se mund ta fus trupin tim brenda saj në njëfarë mënyre’”, ka thënë Klum.
Supermodelja, e kthyer në personazh televiziv, është bërë virale në vitin 2022, kur mbërriti në festën e saj e varur në fund të një litari peshkimi, e mbështjellë me një kostum që e bënte të dukej si një krimb gjigant që zvarritej.
-
Çka është Halloweeni dhe pse festohet?
-
Jennifer Lawrence flet hapur për ndërhyrjet estetike dhe biznesin e ri të flokëve
-
Kampioni i NBA-së: Do të luaj me gisht të deformuar
-
Anne Hathaway tallet me teoritë se “barku i saj i shtatzënisë është i rremë”
-
Bradley Cooper dhe Gigi Hadid ndezin thashethemet për martesë të fshehtë