Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Anne Hathaway tallet me teoritë se “barku i saj i shtatzënisë është i rremë”

Anne Hathaway

Anne Hathaway

Foto: Associated Press

Aktorja e njohur Anne Hathaway ka reaguar me humor ndaj komenteve në rrjetet sociale që pretendonin se barku i saj i shtatzënisë nuk dukej real, ka shkruar BBC.

Aktorja 43-vjeçare, e cila në muajin qershor ka njoftuar se është në pritje të fëmijës së saj të tretë me bashkëshortin Adam Shulman, ka tërhequr vëmendjen në premierën e filmit të saj të ri “The End of Oak Street” në Los Angeles.

Ajo u shfaq me një veshje që e linte pjesërisht të ekspozuar barkun e shtatzënisë. Pas premierës, disa përdorues në rrjetet sociale nisën të dyshonin nëse barku ishte i vërtetë, me komente si: “Pse duket i rremë?” dhe “Hajde, ky nuk është i vërtetë”.

Të tjerë e mbrojtën aktoren, duke theksuar se çdo shtatzëni dhe çdo trup është i ndryshëm.

Hathaway iu përgjigj kritikave në mënyrë ironike.

Edhe Anne Hathwayt i duket sureal suksesi që arriti gjatë këtij viti Showbiz Anne Hathwayt i duket sureal suksesi që arriti gjatë këtij viti

“Flokë false, bark i vërtetë”, ka shkruar ajo, pasi publikoi një video ku shihet duke u përgatitur për premierë.

Ajo e shoqëroi postimin me pamje nga ngjarja dhe bëri shaka edhe për temperaturat e larta gjatë premierës.

Hathaway kishte veshur një bluzë të personalizuar nga disenjatori i njohur Prabal Gurung, të kombinuar me xhinse me bel të ulët dhe këpucë të kuqe me taka të larta.

Veshja mori reagime të ndryshme.

Disa e cilësuan si “të çuditshme”, “të ekzagjeruar” ose “pa shije”, ndërsa të tjerë e vlerësuan si një shprehje të vetëbesimit dhe pozitivitetit ndaj trupit.

Njohësja e modës, Claire Cohen, ka shkruar një artikull në prestigjiozen Vogue, ku ka cekur se barku i një gruaje shtatzënë nuk duhet të jetë objekt gjykimi.

“Barku i një gruaje shtatzënë nuk është punë e askujt tjetër”, thuhej në tekstin e saj.

Edhe Anne Hathaway ka qenë “ligjërisht e verbër” për 10 vjet Showbiz Anne Hathaway ka qenë “ligjërisht e verbër” për 10 vjet

Ndërsa kritikët e modës vunë në dukje se Hathaway po e sfidon mënyrën tradicionale se si pritet të vishen gratë gjatë shtatzënisë.

Aktorja ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë gjithë verës, ndërsa promovon edhe filma të tjerë të saj, përfshirë “The Odyssey” dhe “The Devil Wears Prada 2”.