TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Showbiz

Heidi Klum, Halloween'in 25. yıldönümü için kopmuş bir ele dönüştü.

Heidi Klum

Fotoğraf: Associated Press

Heidi Klum i është nënshtruar një transforimi rrëqethës, me shumë gjak artificial, për t’u shndërruar në një dorë gjigante dhe të përgjakur, të shkëputur nga trupi, në 25-vjetorin e festës së saj ikonike të Halloween-it, të shtunën.

Klum ishte pothuajse e panjohshme, pasi dukeshin vetëm sytë dhe goja e saj. Gjaku i rridhte nga goja, ndërsa ajo nxirrte gjuhën jashtë.

Pjesa e sipërme e dorës përfundonte me një pamje të përgjakur, me ligamente dhe tendina të varura.

Ideja për t'u shndërruar në një dorë gjigante i kishte lindur vitin e kaluar. Konkretisht, ajo kishte zgjedhur dorën e saj të majtë, me thonj të gjatë të kuq, një unazë në gishtin e madh, si dhe unazën e fejesës dhe atë të martesës.

"Po shikoja dorën time dhe mendova: Hej, besoj se mund ta fus trupin tim brenda saj në njëfarë mënyre’”, ka thënë Klum.

Supermodelja, e kthyer në personazh televiziv, është bërë virale në vitin 2022, kur mbërriti në festën e saj e varur në fund të një litari peshkimi, e mbështjellë me një kostum që e bënte të dukej si një krimb gjigant që zvarritej.