Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Bradley Cooper dhe Gigi Hadid ndezin thashethemet për martesë të fshehtë

Bradley Cooper dhe Gigi Hadid

Bradley Cooper dhe Gigi Hadid

Foto: Associated Press

Aktori Bradley Cooper dhe modelja Gigi Hadid kanë nxitur spekulime se mund të jenë martuar në fshehtësi, pasi u fotografuan në Paris duke mbajtur unaza të njëjta në gishtin e unazës së dorës së majtë.

Fotografitë e publikuara nga Page Six tregojnë aktorin 51-vjeçar dhe modelen 31-vjeçare gjatë një shëtitjeje në kryeqytetin francez, ndërsa të dy mbanin unaza të holla identike. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka komentuar zërat për martesë.

Çifti është në një lidhje që prej muajit tetor të vitit 2023 dhe ka zgjedhur ta mbajë jetën private larg vëmendjes së publikut, duke u shfaqur rrallë së bashku në ngjarje.

Në një intervistë për Vogue në vitin 2025, Gigi e përshkroi marrëdhënien e tyre si “shumë romantike dhe të lumtur”.

“Është e rëndësishme të arrish në pikën kur e di çka dëshiron dhe çka meriton nga një marrëdhënie. Pastaj të gjesh dikë që gjithashtu e di këtë dhe që të dy të punoni veçmas me veten, në mënyrë që të jeni partnerët më të mirë për njëri-tjetrin”, pati thënë ajo.

Para lidhjes me Cooper, Hadid ishte në një marrëdhënie me ish-anëtarin e grupit muzikor One Direction, Zayn Malik, me të cilin ka vajzën Khai. Ndërsa Cooper ka një vajzë, që quhet Lea, nga lidhja e mëparshme me modelen Irina Shayk.