Showbiz

Lidhja e Hadidit me Cooperin, e qetë dhe e lumtur

Gigi Hadid

Gigi Hadid

Foto: Associated Press

Modelja 30-vjeçare Gigi Hadid dhe aktori 50-vjeçar Bradley Cooper po shijojnë një periudhë të bukur të marrëdhënies së tyre, e cila ka dy vite që vazhdon.

“Ata kanë në plan për ta bashkuar më shumë jetën e tyre, por nuk po e nxitin këtë proces. Janë në të njëjtën faqe për atë që duan në plan afatgjatë dhe po e lënë që gjithçka të ndodhë natyrshëm”, ka thënë një burim i afërt me çiftin për revistën People.

Sipas burimit, ata janë duke ia kaluar shumë mirë, pavarësisht se të dy kanë orare të ngjeshura.

“E kanë gjetur një ritëm që funksionon për ta dhe për fëmijët. Khai dhe Lea shihen shpesh dhe kalojnë shumë mirë së bashku, gjë që e ka bërë gjithçka shumë më të lehtë”, ka thënë burimi.

Cooper, i cili ka vajzën Lea, 8 vjeç, me ish-partneren, modelen Irina Shayk, duket se është integruar mjaft mirë në rrethin familjar e shoqëror të Hadidit.

“Të gjithë e shohin sa e lumtur dhe e qetë është ajo me të. Yolanda (nëna e Gigit) sidomos vëren sa rehat ndihet Gigi kur Bradley është pranë”, ka thënë tutje burimi.

Nga ana tjetër, ani pse marrëdhënia është solide, çifti nuk ka ndërmend të nxitohet.

“Nuk po nguten, por ajo që kanë është e fortë. Edhe me punët e shumta, gjithmonë gjejnë kohë për njëri-tjetrin. U pëlqen ta mbajnë të thjeshtë, herë gatuajnë darkë në shtëpi, herë kalojnë kohë me fëmijët apo dalin me miqtë e ngushtë”, ka shtuar burimi.

Në një intervistë për Vogue, Hadid e ka shprehur mirënjohjen për marrëdhënien me aktorin.

 “Mendoj se është thelbësore të dish çfarë do dhe çfarë meriton në një lidhje, dhe pastaj të gjesh dikë që është në të njëjtën fazë të jetës. Të dy punojmë veçmas për të qenë partnerë sa më të mirë kur jemi bashkë. Ndihem me fat… po, ‘me fat’ është fjala”, ka thënë ajo.

Modelja ka shtuar se e vlerëson shumë mbështetjen e Cooperit.

“E respektoj shumë si krijues dhe ndiej që më jep shumë: inkurajim dhe besim. Kur njerëzit që i admiron të inkurajojnë, kjo të jep besim edhe më shumë tek vetja”, ka thënë ndër të tjera ajo.