Ylli televiziv, Kylie Jenner, thuhet se dëshiron të fejohet me aktorin Timothée Chalamet, pas rreth tre vjetësh lidhje. Megjithatë, sipas raportimeve të Page Six, aktori nuk po nxiton drejt martesës.
Një burim pranë çiftit ka bërë të ditur se Kylie e ka shprehur qartë dëshirën për ta çuar lidhjen në një nivel tjetër.
“Kylie është gati të fejohet dhe ia ka bërë të qartë Timothéet se e sheh martesën në të ardhmen e tyre”, ka thënë burimi.
Megjithatë, sipas burimit ajo nuk po i vendos ultimatum partnerit, por shpreson që ai të jetë gati për këtë hap sa më shpejt.
“Timothée e do Kylien dhe është shumë i përkushtuar ndaj lidhjes së tyre, por ende nuk është gati”, ka shtuar burimi, duke theksuar se aktori mund të ndihet nën presion për të propozuar.
Sipas të njëjtave raportime, Kylie po përjeton edhe pak xhelozi dhe frustrim për shkak të lidhjes së motrës së saj, Kendall Jenner, me aktorin australian Jacob Elordi.
Burimet pretendojnë se Kylie shqetësohet nga mundësia që Kendall të fejohet para saj, edhe pse lidhja e saj me Timothée ka nisur më herët.
“Ajo që e shqetëson vërtet Kylien është mundësia që Kendall të fejohet para saj, pavarësisht se është në një lidhje shumë më të re”, ka thënë burimi për Page Six.
Megjithatë, këto pretendime nuk janë konfirmuar publikisht nga motrat Jenner apo partnerët e tyre.
Pavarësisht thashethemeve për një mospërputhje në pritshmëritë e tyre, çifti është shfaqur së bashku në disa ngjarje të rëndësishme.
Në muajin janar, kur fitoi çmimin për aktorin më të mirë në “Critics Choice Awards” për filmin “Marty Supreme”, Timothée falënderoi publikisht partneren e tij.
“Dhe në fund, dua të falënderoj partneren time prej tre vjetësh. Faleminderit për gjithçka që kemi ndërtuar së bashku. Të dua. Nuk do t’ia dilja pa ty”, u shpreh aktori.
Ai e përmendi Kylien edhe gjatë pranimit të çmimit “Golden Globe”, duke treguar mbështetjen dhe rëndësinë që ajo ka në jetën e tij.