Supermodelja e njohur, Kendall Jenner, dhe aktori, Jacob Elordi, raportohet se janë në një lidhje prej “disa muajsh”, ndërsa ajo që i ka njoftuar është motra e saj e famshme, Kylie Jenner.
30-vjeçjarja dhe aktori 28-vjeçar, i njohur për filmat “Saltburn” dhe “Wuthering Heights”, njiheshin prej vitesh, por Kendall thuhet se kishte dilema nëse marrëdhënia e tyre duhej të mbetej vetëm shoqërore apo të kthehej në diçka më shumë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas burimeve për Peope, ishte pikërisht Kylie ajo që i shtyu drejt një lidhjeje. Ajo ka kaluar shumë kohë me Elordin gjatë sezonit të çmimeve, kur partneri i saj, Timothée Chalamet, ishte shpesh në të njëjtat ngjarje me të.
“Kanë disa muaj që janë bashkë dhe gjithçka po shkon mirë. Ishin çift që në fillim të shkurtit, kështu që ka kaluar një kohë. Fakti që të dy kanë qenë shpesh në Los Angeles gjatë këtyre muajve i ka ndihmuar të afrohen më shumë”, ka thënë një burim.
Gjithashtu, një burim ka thënë se Kylie e Elordi kanë kaluar kohë bashkë gjatë sezonit të spektakleve për ndarjen e çmimeve kinematografike.
“Kylie kalonte shumë kohë me Jacobin gjatë sezonit të çmimeve të Timothée, sepse Jacob ishte i nominuar për filmin ‘Frankenstein’, ndërsa Timothée për filmin ‘Marty Supreme’. Kylie e pëlqeu dhe mendoi se do të ishte i përshtatshëm për Kendallin, ndaj i ka thënë ‘Vajzë, dil me të menjëherë’”, ka thënë burimi.
Kendall raportohet se e kuptoi se kishte “kimi” me Elordin gjatë një feste në shtëpinë e saj, ku ishin edhe Kylie dhe Chalamet.
“Kylie është motra dominante dhe e shtyu Kendallin të niste një romancë me Jacobin, sepse donte të organizonte takime në çift me Timothéen. Mendonte se do të ishte argëtuese që të katërt të kalonin kohë bashkë”, ka shtuar burimi.
Sipas të njëjtit burim shtëpia e Kendall është vendi ku zhvillohen shumica e festave, ka shumë lëvizje aty, dhe pikërisht aty u afruan të katërt.
Kjo vjen pasi Kendall ka deklaruar së fundmi se ende nuk është gati për fëmijë. Ajo, e njohur nga reality show “The Kardashians” dhe që më parë ka qenë në lidhje me këngëtarin e famshëm Bad Bunny, Harry Styles, si dhe basketbollistët Devin Booker dhe Ben Simmons, pati thënë për Vogue France se nuk është ende e gatshme të ketë fëmijë.
“Dua të kem fëmijë, por jo tani për tani. Dua të sigurohem që mund t’u përkushtoj shumë kohë, dhe aktualisht jam ende shumë e zënë”, ka thënë ajo.
Duke folur për planet e saj për vitin 2026, ajo ka thënë se gjëja më e rëndësishme është t’i qëndrojë besnike vetes.
“Mund të tingëllojë si klishe, por është shumë e rëndësishme për mua. Besoj se shumica e grave dhe njerëzve e kuptojnë këtë: në të 20-at, nuk e di gjithmonë saktësisht kush je apo çfarë do, kështu që gjërat mund të bëhen shpejt të vështira ose stresuese. Ishte njësoj edhe për mua: kur isha 20 vjeç, isha shumë e stresuar dhe gjithmonë në lëvizje. Tani që jam 30, dua të përqendrohem më shumë te vetja”, ka thënë Kendall