Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kendall Jenner e Jacob Elordi e zyrtarizojnë lidhjen

Kendall Jenner dhe Jacob Elordi

Kendall Jenner dhe Jacob Elordi

Modelja e njohur, Kendall Jenner dhe aktori, Jacob Elordi raportohet se e kanë çuar marrëdhënien e tyre në një nivel tjetër, pasi sipas burimeve për Page Six, çifti tashmë e ka bërë lidhjen zyrtare.

Një burim ka thënë se modelja “e sheh patjetër një të ardhme” me aktorin australian dhe se marrëdhënia e tyre është bërë shumë serioze.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ata kanë qenë pothuajse të pandashëm që kur nisën të takoheshin. Janë në atë fazë kur duan të bëjnë gjithçka bashkë dhe gjërat janë bërë vërtet serioze”, ka thënë burimi.

Sipas raportimeve, Jenner dhe Elordi planifikojnë të festojnë së bashku ditëlindjen e 29-të të aktorit në Australi, një tjetër shenjë se lidhja e tyre po forcohet.

Dyshja u përfol për herë të parë si çift në muajin shkurt. Në atë kohë, burime pranë tyre thoshin se nuk po nxitoheshin t’i vendosnin etiketa marrëdhënies, por se “asnjëri prej tyre nuk po takohej me dikë tjetër dhe gjithçka po shkonte drejt një lidhjeje serioze”.

Një burim tjetër tregoi se Kendall fillimisht kishte hezituar të hynte në një romancë me Elordin për shkak të miqësisë së tyre shumëvjeçare.

“Ata njihen prej vitesh dhe kanë të njëjtin rreth shoqëror. Por dinamika mes tyre ka ndryshuar dukshëm kohët e fundit”, ka thënë burimi.

Muajin e kaluar, çifti u pa gjatë një pushimi romantik në Hawaii, një udhëtim që thuhet se i afroi edhe më shumë.

“Kendall nuk e priste të lidhej kaq shpejt emocionalisht me të, por udhëtimi në Hawaii ndryshoi gjithçka. Ata u afruan shumë dhe kjo e bëri lidhjen e tyre edhe më të fortë. Po bëhet shumë më serioze sesa ajo e kishte imagjinuar”, ka thënë burimi.

Më herët, Kendall është lidhur me yllin e NBA-së Devin Booker, Bad Bunny dhe Harry Styles, ndërsa Elordi ka pasur lidhje me Olivia Jade dhe Kaia Gerber.