Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja insiston për Silvan

Paris Saint-Germaini do ta bëjë të pamundurën për t’i siguruar këtë verë shërbimet e mesfushorit të Manchester Cityt, Bernardo Silva, njofton të premten “L’Equipe”.

Portugezi do të largohet në fund të sezonit nga City, ekip që për kartonin e tij po kërkon të paktën 80 milionë euro.

Drejtuesit e Parisit kanë bërë gati ofertën dhe thuhet se tashmë kanë parakaluar Barcelonën e Real Madridin, skuadra që gjithashtu kanë shprehur interesim për Silvan.

28-vjeçari është pjesë e Cityt prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Monaco dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2025.

Këtë sezon, Silva ka shënuar 4 gola dhe ka bërë 5 asistime në 37 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.