Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) shënon sot Ditën e Forcës, përmes aktivitetit “Dita e Hapur”, i cili do të mbahet në të gjitha kazermat e FSK-së në vend.
Aktiviteti do të zhvillohet nga ora 10:00 deri në 13:30, në kazermat në Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Istog, Mitrovicë, Pomozotin, Prishtinë dhe Prizren.
Ceremonia qendrore do të mbahet në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00, ku të pranishëm pritet të jenë udhëheqësit e lartë shtetërorë dhe mysafirë të ftuar.
Përmes këtij aktiviteti, qytetarët do të kenë mundësi të vizitojnë kazermat e FSK-së dhe të njihen më për së afërmi me aktivitetet, kapacitetet dhe pajisjet e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
-
Dita e Forcës në foto
-
FSK-ja ekspozon armatimin modern në Ditën e Forcës
-
KFOR-i takon në Prishtinë përfaqësues të Ushtrisë së Serbisë
-
Kosova e Shqipëria synojnë zgjerim të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe edukimit ushtarak
-
KFOR-i, EULEX-i, Policia e FSK-ja zhvillojnë ushtrimin e përbashkët “Golden Sabre 2026”