Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar të enjten për një takim në Prishtinë me përfaqësues të Ushtrisë së Serbisë.
“Përfaqësues të Komisionit të Përbashkët për Zbatimin e Marrëveshje së Misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, takuan homologët e tyre nga Forcat e Armatosure Serbe në Camp Film City në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Sipas njoftimit të KFOR-it, me Forcat e Armatosura të Serbisë ekziston komunikim transparent për të gjitha çështjet që lidhen me vijën kufitare administrative dhe marrëveshjen tekniko-ushtarake.
“Marrëveshjet aktuale vazhdojnë të dëshmohen si kornizë solide për bashkëpunim dhe koordinim”, thuhet në njoftim.
Nga fotografia e publikuar nuk janë identifikuar zyrtarët e uniformuar të Ushtrisë së Sebrisë.
Edhe
Vergori takon shefin e ushtrisë serbe “për ruajtjen e bashkëpunimit profesional”
KFOR-i dhe Ushtria e Serbisë mbajnë takime të rregullta, por nuk janë të shpeshta takimet në Prishtinë.
Ushtria e Serbisë vazhdon t’i marrë si shembull edhe gjeneralët në pension të cilët kanë qenë pjesëmarrës direkt në krimet e kryera në luftërat në ish-Jugosllavi. Së fundmi, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë pati premierën e dokumentarit “Korpusi i Prishtinës: Na komandon atdheu”. Korpusi i Prishtinës, i njohur edhe si Korpusi i 52-të, ka qenë njësi e madhe ushtarake që bënte pjesë në Armatën e Tretë të Ushtrisë Jugosllave. Dy kanë qenë komandantët e këtij korpusi gjatë luftës në Kosovë: fillimisht Nebojsha Pavkoviqi, më pas Vladimir Llazareviq. Të dy janë kriminelë lufte të dënuar nga Tribunali Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë në Hagë. I pari ka vdekur vitin e kaluar. I dyti, ka qenë i pranishëm në ceremoni jo vetëm si shikues, por edhe si folës i nderuar e hero i gjallë.
-
Wikoff e komandanti i ri i KFOR-it në veri të Kosovës, vëzhgojnë patrullimet
-
NATO pas takimit me Listën Serbe: Siguria varet nga zgjidhjet politike, më shumë se nga masat ushtarake
-
KFOR: Një grup i ushtarëve britanikë ka mbërritur në Kosovë për stërvitje 45-ditore
-
Sqarohet NATO-ja rreth rolit të saj për hapjen e urës në Mitrovicë