Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Fitore historike e Egnatias në Ligën e Konferencës

Fitore historike e Egnatias në Ligën e Konferencës

Egnatia e Rrogozhinës ka shënuar sukses historik të enjten mbrëma në skenën kontinentale. 

Në “Air Albania” në Tiranë, Egnatia ka fituar 2:1 përballë Lincoln Red Impsit të Gjibraltarit. 

Ndeshja i takoi xhiros së katërt të fazës së ligës, në Ligën e Konferencës. 

Fitorja, megjithatë, u arrit në minutat e fundit. 

Për 1:0 shënoi Alessandro Albanese, dy minuta pas pushimit. 

Yussef Flalhi Idrissi shënoi për 1:1 në minutën e 79-të, ndërsa Fernando Madeiros ia siguroi fitoren rrogozhinasve. 

Mesfushori brazilian realizoi nëntë minuta para fundit të ndeshjes. 

Për Egnatian, kampionen e Shqipërisë në tri edicionet e fundit, ishte fitorja e parë në debutim në këtë garë. Tani i ka pesë pikë në katër ndeshje, pas dy barazimeve e një disfate.