Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shqipëria U21 mposht Malin e Zi

Pas humbjes së thellë që e pësoi nga Finlanda javën e shkuar, Shqipëria U21 është rikthyer te fitorja në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2025”.

Shqipëria U21, të premten e shkuar pësoi 4:1 në udhëtim te Finlanda, ndërsa të martën triumfoi ndaj Malit të Zi. Në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Egnatia” në Rrogozhinë, Shqipëria U21 shënoi fitore me rezultatin 2:0.

Një gol në pjesën e parë dhe një tjetër në të dytën, konfirmuan fitoren e Shqipërisë në duelin që i takoi Grupit E.

Rezultati i ndeshjes u zhbllokua në minutën e 27-të kur Medon Berisha u tregua i saktë nga penalltia. Ndërsa, golin e dytë me të cilin u vulos fitorja e Shpresave të Shqipërisë, e realizoi sulmuesi Stiven Shpendi. Ai shënoi në minutën e 73-të.

Për Shqipërinë kjo është fitorja e tretë në katër ndeshje të luajtura.

Edhe Shqipëria U17 fiton ndaj Malit të Zi, por nuk kalon tutje Sport Shqipëria U17 fiton ndaj Malit të Zi, por nuk kalon tutje

Mali i Zi prej minutës së 39-të, luajti me një lojtar më pak pasi kapiteni Andrej Bajoviq u përjashtua nga loja pas kartonit të dytë të verdhë.

Me këtë triumf, Shqipëria U21, i prin grupit me 9 pikë të mbledhura.