Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Finlanda ndal hovin e Shpresave të Shqipërisë

Pas dy fitoreve rresht, ekipi U21 i Shqipërisë është ndalur nga Finlanda në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2025”. Shpresat e Shqipërisë pësuan në Turku nga Finlanda me rezultatin e thellë 4:1, në ndeshjen e luajtur të premten.

Për Shqipërinë, kjo ishte humbja e parë në këto kualifikime në tri ndeshje, ndërsa Finlanda shënoi fitoren e parë pas dy ndeshjeve të luajtura në kuadër të Grupit E.

Përkundër humbjes, Shqipëria mbetet e para në grup me gjashtë pikë, tre më shumë se Finlanda.

Serinë e golave, Finlanda e hapi në minutën e katërt, me anë mesfushorit Otso Liimatta. I njëjti futbollist, e dyfishoi epërsinë dy minuta më vonë. Ndërsa, Liitmatta “hat-trickun” e tij e kompletoi me golin e realizuar në minutën e 48-të.

Golin e nderit për Shqipërinë e shënoi mesfushori Adrion Pajaziti në minutën e 80-të.

Rezultatin përfundimtar të takimit e vulosi, Miska Ylitolva në minutat shtesë.

Ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Evropianin e vitit 2025, Shqipëria e luan të martën kundër Malit të Zi.

Artikuj të ngjashëm