Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shpresat e Shqipërisë barazojnë me Finlandën

Grupmosha U21 e Shqipërisë ka barazuar pa gola me Finlandën në ndeshjen kualifikuese për Evropianin e vitit të ardhshëm.

Shqipëria U21 pati më shumë nga loja e cila u zhvillua në stadiumin “Air Albania” të premten në mbrëmje, por nuk arriti të shënojë gol.

Për “kuqezinjtë” ishte barazimi i parë në kuadër të Grupit E kualifikues për “Euro 2025”.

Ka edhe tri fitore e dy humbje, ndërsa renditet në pozitën e tretë me 10 pikë në gjashtë ndeshje të luajtura. Finlanda U21 zë vendin e katërt me shtatë pikë.