Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen e Kombëtares së Shqipërisë ndaj Finlandës.
Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar të martën se stadiumi “Air Albania” do të jetë i mbushur me shikues për ndeshjen e kuqezinjve.
Shqipëria të enjten e pret Finlandën, ndërsa tre ditë më pas luan ndaj Bjellorusisë në terren neutral, përkatësisht në Budapest të Hungarisë.
Janë ndeshje vendimtare sa i takon garës për vendin e parë në grup dhe promovimit në Ligën B.
Shqipëria është e para në grup me nëntë pikë.
Bjellorusia dhe Finlanda kanë nga shtatë pikë dhe mbajnë pozitat dy e tre.
San Marino është pa pikë në vendin e fundit.