Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

S’ka kuorum, shtyhet seanca ku u parapa të votohej Ligji për Specialen

Kuvendi i Kosovës

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu e ka shtyrë seancën e sotme për shkak të mungesës së kuorumit. Haxhiu ka thënë se për datën se kur do të vazhdojë kjo seancë, e cila zgjati gati 12 orë, do të dakordohen me shefat e grupeve parlamentare. 

Në sallë ishin të pranishëm vetëm 38 deputetë.

Mbeti pa u votuar rezoluta e Aleancës për energjinë si dhe votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale. 

Partia Demokratike (PDK) ka kërkuar që të rrëzohet vetoja e presidentes Justina Shiroka-Pula për ligjin që ia kufizon mandatin Gjykatës Speciale dhe të hyjë në fuqi versioni i miratuar nga deputetët në dy lexime më 6 tetor.

Presidentja e pati kthyer ligjin në Kuvend pikërisht me kërkesën e PDK-së që të bëheshin disa ndryshime në të. Por, ky subjekt politik sërish është bërë “pishman” dhe ka kërkuar që përmbajtja e njëjtë e ligjit të miratohet dhe, pas hyrjes në fuqi të ligjit, ai t’i nënshtrohet amandamentimit.

Kuvendi i Kosovës