Futbollistët e Kosovës U21 e kanë mbyllur të martën një tjetër cikël kualifikues për Evropian.
Kosova fitoi pikë më shumë se çdo cikël të mëparshëm kualifikues. Por Shpresat e Kosovës nuk do të jetë pjesë e Evropianit që vitin tjetër mbahet në Shqipëri dhe Serbi.
Kosova përfundoi e katërta në Grupin A pas barazimit 4:4 ndaj Finlandës U21 të martën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Nga dhjetë ndeshje pati katër fitore, tri barazime e tri humbje.
Spanja u kualifikua në Evropianin Shqipëri-Serbi me 27 pikë. Në vendin e dytë përfundoi Finlanda U21 me 23 pikë. Kosova që fitoi 15 pikë, prapa vetes la Qipron dhe San Marinon. Rumania e mbylli ciklin kualifikues në vendin e tretë.
Gjatë këtij grumbullimi, Kosova nën drejtimin e Hekuran Kryeziut, fitoi ndaj San Marinos dhe Qipros.
Medin Gashi shënoi për epërsinë 1:0 të “Dardanëve” të rinj në minutën e 15-të.
Dy minuta më vonë, Laurent Xhylani, humbi penallti, ndërsa finlandezët barazuan shifrat në 1:1 me golin e shënuar nga Arttu Lotjonen.
Futbollisti i Finlandës shënoi golin e barazimit në minutën e 34-t. Por katër minuta më vonë, Kosova kaloi sërish në epërsi. Golin për 2:1 e shënoi Lendrit Shala. Ai u asistoi nga Xhylani. Me rezultatin 2:1 në të mirë të Kosovës përfundoi pjesa e parë.
Në fillim të pjesës së dytë, saktësisht në minutën e 48-të, Finlanda barazoi rezultatin nëpërmjet Marius Soderback.
Medin gashi kaloi sërish Kosovën në epërsi në minutën e 57-të, ndërsa në minutën e 73-të për 2:2 shënoi Matias Siltanen.
Faton Ademi shënoi golin për 4:3 në minutën e 84-t, ndërsa Onni Helen realizoi në minutën e 90-të golin e barazimit 4:4.
Kosova U21 në epërsi pas pjesës së parë
Kosova U21 e ka mbyllur 2:1 pjesën e parë të ndeshjes kundër Finlandës U21.
Ndeshja e fundit kualifikues për Evropianin që vitin tjetër mbahet në Shqipëri dhe Serbi, po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Medin Gashi shënoi për epërsinë 1:0 të “Dardanëve” të rinj në minutën e 15-të.
Edhe
Kosova U21 të martën i mbyllë kualifikimet për Evropian
Dy minuta më vonë, Laurent Xhylani, humbi penallti, ndërsa finlandezët barazuan shifrat në 1:1 me golin e shënuar nga Arttu Lotjonen.
Futbollisti i Finlandës shënoi golin e barazimit në minutën e 34-t. Por katër minuta më vonë, Kosova kaloi sërish në epërsi. Golin për 2:1 e shënoi Lendrit Shala. Ai u asistoi nga Xhylani.