Support TIME. Preserve the truth.
football

Kosovo U21 in the lead after the first half

Kosovo U21

Kosova U21 e ka mbyllur 2:1 pjesën e parë të ndeshjes kundër Finlandës U21.

Ndeshja e fundit kualifikues për Evropianin që vitin tjetër mbahet në Shqipëri dhe Serbi, po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Medin Gashi shënoi për epërsinë 1:0 të “Dardanëve” të rinj në minutën e 15-të.

Dy minuta më vonë, Laurent Xhylani, humbi penallti, ndërsa finlandezët barazuan shifrat në 1:1 me golin e shënuar nga Arttu Lotjonen.

Futbollisti i Finlandës shënoi golin e barazimit në minutën e 34-t. Por katër minuta më vonë, Kosova kaloi sërish në epërsi. Golin për 2:1 e shënoi Lendrit Shala. Ai u asistoi nga Xhylani.