Futbollistët e Shqipërisë U17 e kanë fituar ndeshjen e fundit të Grupit 5 kualifikues për “Euro 2024”. Por Shqipërisë nuk i ka mjaftuar fitorja të martën ndaj Malit të Zi për të kaluar tutje në kualifikimet për Evropianin e vitit të ardhshëm të kësaj grupmoshe.
Shqipëria përfundoi në vendin e tretë me vetëm një fitore e dy humbje.
Pa asnjë pikë mbeti Mali i Zi, derisa tutje kanë kaluar Portugalia U17 dhe Çekia U17.