Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Futbollistet e Shqipërisë pësojnë tjetër disfatë

Futbollistet e Shqipërisë

Futbollistet e Shqipërisë kanë pësuar tjetër disfatë në kuadër të Grupit B1, në ndeshjen kualifikuese evropiane për Botërorin 2027. 

Shqipëria të shtunën u mposht 1:0 nga Uellsi, në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena”. 

Rhiannon Roberts e shënoi golin e fitores për uellsianet, në minutën e 28-të. 

Shqipëria i ka edhe dy ndeshje për t’i zhvilluar, por e ka humbur mundësinë për të synuar kualifikimin në Botërorin e vitit tjetër. 

Pas katër ndeshjeve, Shqipëria është e treta me tri pikë. Prapa Shqipërisë është Mali i Zi, pa pikë. 
Për vendin e parë në grup luftojnë Republika e Çekisë dhe Uellsi, që kanë nga 10 pikë.