Futbollistet e Shqipërisë të premten mbrëma kanë pësuar disfatë nga Ukraina me rezultatin 2:1. Kjo ndeshje i takoi raundit të pestë të Grupit 4 të Ligës B të Ligës së Kombeve të UEFA-s.
Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin “Gradski stadion Varazhdin” në Kroaci.
Fortesa Berisha e kaloi në epërsi Shqipërinë në minutën e dhjetë. Nëntë minuta më pas, Olha Ovdiychuk, i barazoi shifrat. Olha Basanska e realizoi golin e fitores 2:1 në minutën e 41-të.
Shqipëria me këtë disfatë e ka humbur shansin që të promovohet në Ligën A të Ligës së Kombeve.
Shqipëria renditet në pozitën e tretë me gjashtë pikë. Ukraina e mban vendin e parë me 13 pikë.
Shqipëria ndeshjen e fundit e luan ndaj Çekisë më 3 qershor.