Pas humbjes nga Ukraina, futbollistet e kombëtares së Shqipërisë, kanë pësuar tjetër disfatë të martën mbrëma. Shqipëria humbi nga Çekia me rezultat 2:1 në ndeshjen që u zhvillua në Shkodër.
Fortesa Berisha shënoi golin e vetëm për Shqipërinë, që luajti me një lojtare më shumë në fushë nga minuta e 40-të.
Shqipëria përfundoi e treta me gjashtë pikë në grupin 6. Ukraina dhe Çekia kanë nga 13 pikë. Kroacia përfundoi e fundit me tri pikë. Por Shqipëria mbetet në Ligën B, si ekipi i tretë më i mirë në këtë ligë.