Futbollistet e grupmoshës U16 të Shqipërisë e kanë mbyllur me humbje turneun “UEFA Development” që është organizuar në Tiranë.
Futbollistet e reja të Shqipërisë të premten gjatë ditës u mposhtën me rezultatin 3:1.
Ishte humbja e tretë në këtë turne për Shqipërinë U16. Nga Kosova ishte mposhtur 6:0, ndërsa nga Skocia 1:0.
Portugezet për 1:0 shënuan në minutën e dytë. Rezultatin me supergol e dyfishuan në minutën e 49-të, ndërsa dhjetë minuta më vonë, shënuan për 3:0.
Në minutën e fundit të ballafaqimit, Ganie Memetaj e shënoi golin e fundit në ndeshje, për rezultatin përfundimtar 3:1.
Edhe
Kosova U16 humb në ndeshjen e fundit në Tiranë
Ndeshja e fundit e këtij turneu në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë luhet të shtunën në mesditë.
Kosova U16 luan me Skocinë U16.