Futboll

Kosova U16 e mbyll me humbje turneun zhvillimor

Kosova U16 futbolliste

Futbollistet e Kosovës U16 e kanë mbyllur turneun zhvillimor të UEFA-s, që po mbahet në Estoni, me humbje. 

Kosova U16 të dielën pësoi disfatë nga Islanda me rezultatin 3:1. 

Golin e vetëm për Kosovën U16 e realizoi Krenare Kelmendi në minutën e 11-të. 

Kosova U16 e nisi turneun me fitore ndaj Estonisë me rezultatin 5:3 kurse në ndeshjen e dytë u mposht nga Sllovakia me rezultatin 2:0. 

Islanda është fituese e turneut pasi arriti t’i fitojë të tri ndeshjet. 

Turnetë zhvillimorë të UEFA-s kanë për qëllim përgatitjen e lojtareve të reja për garat kualifikuese për Evropian.