Futbollistet e Kosovës U16 e kanë humbur ndeshjen e dytë në turneun zhvillimor të UEFA-s, që po mbahet në Estoni.
Të enjten Kosova U16 pësoi 2:0 nga Sllovakia, ka njoftuar FFK-ja.
Ndeshjen e parë futbollistet e reja e kishin fituar 5:3 ndaj Estonisë. Më 4 maj, Kosova U16 luan ndaj Islandës.
Turnetë zhvillimorë të UEFA-s kanë për qëllim përgatitjen e lojtareve të reja për garat kualifikuese për Evropian.