Përfaqësuesja U17 e Kosovës në futboll e ka humbur edhe ndeshjen e fundit në kualifikimet për Euro 2026.
Të shtunën mbrëma në Antalya të Turqisë, Kosova U17 humbi 1:0 nga Bjellorusia. Golin e fitores, bjellorusët e shënuan që në minutën e tretë.
Kosova humbi 1:0 edhe nga Holanda, tri ditë më parë, dhe do të përfundojë e fundit në Grupin B7 të raundit të dytë kualifikues.
Kështu Kosova U17 do të luajë në Ligën B edhe në edicionin e ardhshëm të kualifikimeve.
Edhe në raundin e parë Kosova i kishte humbur të gjitha ndeshjet: 2:0 nga Irlanda, 4:3 nga Austria dhe 3:2 nga Ishujt Faroe.